Murtezani: Maqedonia e Veriut do të udhëheq strategjinë EUSAIR për një rajon më të lidhur dhe më të fortë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka deklaruar se në diskutimin në Kretë, në Panelin e ministrave për fondet evropian është biseduar për të ardhmen e EUSAIR-it, strategjinë e cila tashmë 10 vite ndërton lidhjen rajonale dhe mbështet integrimin evropian.
“Forumi EUSAIR – Paneli i ministrave për fondet evropiane
Në diskutimin e sotëm në Kretë biseduam për të ardhmen e EUSAIR-it, strategjinë e cila tashmë 10 vite ndërton lidhjen rajonale dhe mbështet integrimin evropian.
Si vend i cili së shpejti do të marrë kryesimin me këtë strategji, e ndava vizionin e Maqedonisë së Veriut për makrorajon Adriatiko-jonian më të fortë, më dinamik dhe më të lidhur. Përmes infrastrukturës më të mirë, përfshirjes digjitale, pjesëmarrjes më të madhe të të rinjve dhe bashkëpunimit të hapur me sektorin civil dhe privat, mund të krijojmë një hapësirë të vërtetë për rritje të përbashkët.
Për më tepër, Maqedonia e Veriut do të marrë edhe koordinimin me shtyllën tematike “Lidhja e rajonit”, përmes së cilës do të inicojmë projekte të cilat e fuqizojnë lidhjen ekonomike, institucionale dhe njerëzore në rajon”, ka shkruar ministri Murtezani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button