Murtezani- Kasami: Nga angazhimet deklarative për BE-në, kalojmë në vepra

Shfrytëzimi i IPA fondeve është thelbësore për zhvillimin tonë evropian dhe kërkon angazhim nga autoritetet lokale po aq sa edhe nga ato qendrore. Kështu ka deklaruar ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, gjatë takimit që ka patur me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Sot në mëngjes mbajtëm takim me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ku diskutuam për IPA projektet në të cilat komuna është shfrytëzuesi përfundimtarë, që do të thotë se realizimi i këtyre projekteve prek drejtpërdrejtë qytetarët e Tetovës. Një nga projektet e tillë është ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Tetovë. Po punojmë për standarde evropiane në vend, për cilësi të lartë të jetës për të gjithë qytetarët.
E kam thënë tashmë disa herë se nuk do të lejojmë më që IPA fondet të humbasin, ashtu siç ka ndodhur në vitet e kaluara. Nuk do të lejojmë që të mos i shfrytëzojmë mundësitë për zhvillimin e shtetit tonë. Nga angazhimet deklarative për BE-në, kalojmë në vepra”, ka deklaruar Murtezani.



