Murtezani dhe Rokas prezantojnë Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese

Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani së bashku me euroambasadorin Mihalis Rokas kanë prezantuar Planin për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese për vitin 2024–2027.
Njoftimi i Murtezanit:
Sot, së bashku me euroambasadorin Mihalis Rokas, prezantuam vizionin dhe angazhimin pas Planit të ri për komunikim dhe vizibilitetit – dokument që mbështet realizimin e Planit për rritje për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendën Reformuese për vitin 2024–2027.
Qëllimi ynë është i qartë: reformat është e domosdoshme të bëhen të afërta, të kuptueshme dhe të realizueshme për çdo qytetar.
Ky Plan është më shumë se strategji komunikimi – ai gjithashtu është plan për besim, transparencë dhe partneritet ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
Do të krijojmë gjithashtu edhe platformë të re online, identitet vizual të dallueshëm dhe dialogje të hapura, për të përafruar Europën deri tek secili.
Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme nga BE-ja dhe nga të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në këtë proces.