Murtezani dhe Bislimi: Grantet evropiane do t’i japin hov Studeniçanit

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, së bashku me kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, dhe zëvendësdrejtorin për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Mevlan Morina, zhvilluan një takim me afaristë dhe bujq nga kjo komunë.
“Si ministër për Çështje Evropiane, pata mundësinë t’ua shpjegoj nga afër mundësitë për përfitimin e granteve nga fondet e ndryshme evropiane, të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të bizneseve,” deklaroi Murtezani.
Ai theksoi gjithashtu se beson në një bashkëpunim të frytshëm me kryetarin e ardhshëm të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi:
“Jam i bindur se me kryetarin e ardhshëm të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, do të kemi një bashkëpunim që do t’u mundësojë të gjithëve të përfitojnë nga këto programe zhvillimore,” u shpreh Murtezani.