Murtezani: Besimi në institucionet ndërtohet me integritet, transparencë dhe llogaridhënie

Ministri i Çështkeve Evropiane, Orhan Murtezani në kuadër të punëtorisë me titull “Mbrojtja e interesave financiare publike në projekte infrastrukturore të financuara nga BE-ja”, ka deklaruar se besimi në institucionet ndërtohet me integritet, transparencë dhe llogaridhënie.
Njoftimi i ministrit Murtezani:
Sot në Mavrovë hapa punëtorinë “Mbrojtja e interesave financiare publike në projekte infrastrukturore të financuara nga BE-ja”, ku diskutuam për praktikat më të mira në menaxhimin financiar dhe mekanizmat kundër korrupsionit.
Me mbi 750 milionë euro nga Instrumenti për reforma dhe rritje të BE-së, Maqedonia e Veriut ka mundësi historike për të përshpejtuar reformat. Por kjo mundësi sjell edhe përgjegjësi – çdo projekt medoemos duhet të zbatohet me standardet më të larta të transparencës.
Asnjë institucion nuk duhet të mbetet pa mbikëqyrje, asnjë individ nuk është mbi përgjegjësinë.