Murtezani: Anëtarësimi i plotë në BE mbetet përcaktimi ynë më i fuqishëm politik

Ministri për Cështje Evrpiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se sot ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian në Strabourg.
“Prezantova progresin të cilin po e bëjmë: reformat të cilat tanimë sjellin rezultate, investimet të cilat po ndryshojnë ekonominë, si dhe shërbimet digjitale, politikat e gjelbra dhe standardet evropiane të cilat tanimë janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve.
Puna jonë vazhdon me të njëjtin përkushtim: të përshpejtojmë integrimin, të përforcojmë institucionet dhe të sigurojmë anëtarësimin të cilin e kemi merituar prej kohësh.
Qëllimi ynë është i qartë: integrimin ta shndërrojmë në rezultate të cilat do t’i ndjejë çdo qytetar. Kjo është rruga të ciliën e ndërtojmë çdo ditë.
Rruga jonë e gjatë, shpesh edhe jashtë kritereve të Kopenhagës, nuk lëkundi vizionin tonë – anëtarësimi i plotë mbetet përcaktimi ynë më i fuqishëm politik”, ka shkruar Orhan Murtezani.



