Muhamet Elmazi: Do ta dislokojmë strehimoren e “Çiçino Sellos” drejt një Saraji të ri me çerdhe dhe kompleks shërbimesh

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, së bashku me bartësin e listës së këshilltarëve, Amir Idrizi, vizituan sot strehimoren në lagjen “Çiçino Sello”.

Gjatë kësaj vizite, Elmazi premtoi dislokimin e strehimores dhe ndërtimin e një çerdheje moderne me kapacitet prej 120 parashkollorëve. Krahas saj, projekti parasheh edhe ngritjen e një kompleksi të plotë për shërbime shtetërore, që do t’i shërbejë banorëve të Sarajit.

“Elmazi theksoi se ky është një hap i domosdoshëm për ta kthyer Sarajin në një vend të denjë për qytetarët, duke e transformuar një hapësirë të amortizuar në një qendër moderne për shërbime dhe edukim të hershëm. ‘Gjithmonë me qytetarët, për qytetarët’, ishte mesazhi i tij.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button