Mucunski: Është në favor të Rusisë teza se “BE nuk do ta integrojë kurrë Ballkanin Perëndimor”

Në një intervistë për Euroneës, ministri Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski theksoi se Rusia po përdor metoda konvencionale për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon. Sipas tij, në favor të Rusisë është teza se “Bashkimi Europian nuk është i sinqertë dhe nuk do ta integrojë kurrë rajonin”.

“Mendoj se zgjerimi duhet të ndodhë për shumë arsye, por një nga këto arsye, nga pikëpamja e sigurisë, është sigurisht ndikimi rus malinj që ekziston në rajonin tonë. Ndonjëherë dua të theksoj hapur se ndikimi rus, veçanërisht në rajonin tonë, vjen shumë lirë dhe ata dinë se si ta shfrytëzojnë atë”, deklaroi Timço Mucunski – ministër i Punëve të Jashtme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button