Mucunksi-Geer: Fokusi i qeverisë së re është përshpejtimi i anëtarësimit të vendit në BE

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka zhvilluar sot takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer.

Në takimin me ambasadorin Geer është potsncuar fokusi i fuqishëm i Qeverisë së re në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendit dhe realizimin e reformave që do të nënkuptojnë progres të prekshëm për qytetarët, në radhë të parë në fushën e garantimit të zhvillimit ekonomik dhe promovimit të sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit të lartë.

“Një herë u theksua rëndësia e procesit të integrimit evropian për stabilitetin e rajonit dhe, në këtë kuptim, nevoja për integrimin sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, duke pasur parasysh kontekstin aktual gjeopolitik. Në lidhje me Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili paraqet një kontribut të rëndësishëm politik dhe financiar të BE-së për përshpejtimin e integrimit të vendeve të kësaj zone në BE, ministri Mucunski nënvizoi se qeveria e re në një periudhë shumë të shkurtër koha solli zgjidhje dhe së fundi dorëzoi në KE Agjendën e Reformës së vendit”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button