MSF: Të paktën 652 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja në Nigeri në gjashtë muajt e fundit

Të paktën 652 fëmijë vdiqën nga kequshqyerja në shtetin nigerian të Katsinës në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, tha të premten Mèdecìns Sans Frontières, një rezultat që sipas tyre ishte për shkak të shkurtimeve të fondeve nga donatorët ndërkombëtarë.

Katsina, në veri të vendit, është e pllakosur nga pasiguria.

“Aktualisht po dëshmojmë shkurtime masive të buxhetit, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, të cilat kanë ndikim të vërtetë në trajtimin e fëmijëve të kequshqyer”, thanë MSF, të njohur edhe si Mjekë pa Kufij .

Të mërkurën, agjencia e ushqimit e Kombeve të Bashkuara tha se do të detyrohet të pezullojë ndihmën ushqimore për 1.3 milion njerëz në verilindjen e Nigerisë të goditur nga kryengritjet në fund të korrikut, sepse rezervat kanë mbaruar.

Nigeria ka buxhetuar 200 miliardë naira (130 milionë dollarë) këtë vit për të zbutur mungesën nga tërheqja e fondeve për sektorin e shëndetësisë nga SHBA-të.

MSF tha se numri i fëmijëve në Katsina me formën më të rëndë të kequshqyerjes është rritur me rreth 208% këtë vit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe “për fat të keq 652 fëmijë kanë vdekur tashmë në mjediset tona që nga fillimi i vitit 2025”.

Banditizmi është i përhapur në Katsina, ku pasiguria ka zhvendosur shumë njerëz, duke i detyruar ata të braktisin fermat e tyre.

Qeveria, së bashku me grupet lokale të vigjilantëve civilë, është përpjekur të përmbajë aktivitetet e banditëve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button