MPJ: Tre shtetas të RMV-së u larguan dje nga Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se dje tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut (babai dhe dy fëmijët) janë larguar shëndoshë e mirë nga Gaza dhe të shoqëruar nga punonjësit në Ambasadën tonë në Kajro, Elma Altorok, janë nisur drejt kryeqytetit të Egjiptit dhe prej andej drejt Maqedonisë së Veriut.
Nëna e fëmijëve, e cila ka një dokument udhëtimi palestinez, gjithashtu u evakuua me ta.
Në Gaza, sipas MPJ-së, janë edhe dy shtetas tanë, një çift i martuar, të cilët janë gjithashtu të përfshirë në listat zyrtare të evakuimit, por largimi i tyre nga Gaza varet nga rrethanat në terren, pra nga vlerësimi i sigurisë së cila pjesë e Gazës është më e përshtatshme, dhe kështu dhe nevoja për evakuim të menjëhershëm të shtetasve të huaj.



