MPJ: S’kemi marrë informacione që ka shtetas të lënduar të RMV-së në Magdeburg
Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se nuk ka informacione për shtetas tanë të lënduar apo të mbytur pas sulmit të mbrëmjes së djeshme në Magdeburg të Gjermanisë, ku një makinë hyri mes turmës në Tregun e Krishtlindjeve duke lënë pas deri tani 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur, ku disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
“Ju njoftojmë se deri në këtë moment Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme nuk ka marrë informacione për shtetas të lënduar apo të vdekur të Maqedonisë në incidentin e djeshëm në Magdeburg. Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente gjermane. Për të gjitha informatat shtesë, publiku do të njoftohet me kohë”, thonë mes tjerash nga MPJ.