MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë apo evakuim nga Libani

Asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut deri në këtë moment nuk ka kërkuar ndihmë apo evakuim nga Libani.

“Deri në këtë moment asnjë nga qytetarët tanë nuk i është drejtuar Ministrisë për ndihmë apo evakuim dhe as nuk është marrë njoftim se ka shtetas tanë që ndodhen në vend”, informuan nga Ministria e Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme theksoi se për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, në disa raste është bërë thirrje për të gjithë qytetarët e vendit që ndodhen në këtë vend që të largohen sa më shpejt nga ai.

Gjithashtu, Ministria apeloi që të shtyhen të gjitha udhëtimet jo të rëndësishme në këtë vend.

Nga aty shtojnë se Ministria i ka vënë të gjitha kapacitetet për t’i ndihmuar qytetarët tanë përmes linjës 24-orëshe SOS të MPJ-së +389 75 268 736 (e-mail adresa: globalsos@mfa.gov.mk).

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button