MPJ vendos ngjyrat e flamurit ukrainas në ndertesë

Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme sonte është ndriçuar me ngjyrat e flamurit ukrainas në prag të dyvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë foto dhe ka shprehur “mbështetje të qartë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Ne mbetemi në anën e popullit ukrainas dhe luftës së tij për liri, paqe dhe vlera demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt 2022.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button