MPB shpall konkurs për 150 policë të rinj

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po vijon konkursi për pranimin e 150 policëve të rinj. Nga MPB tregojnë disa nga kushtet e përgjithshme dhe të veçanta që duhet të kenë kandidatët, ndërsa shtojnë se konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë.

Pjesë e njoftimit të MPB-së:

  1. Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të përgjithshme:

– të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut;

– të jetë në moshë madhore, dhe të mos i ketë mbushur 25 vjet jete nëse për herë të parë themelon marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministri për të cilin është paraparë arsimi i mesëm;

– të përdorë në mënyrë aktive gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik;

– me anë të kontrollit të sigurisë të vërtetohet se nuk ekziston rreziku i sigurisë nga punësimi i kandidatit;

– të ketë përfunduar së paku arsim të mesëm katërvjeçar;

– të jetë i aftë nga aspekti shëndetësor dhe psikofizik;

– me aktgjykim të plotfuqishëm të mos i jetë shqiptuar dënimi ndalesë për ushtrimin e profesionit, veprimtarisë ose detyrës;

– të mos jetë anëtar i ndonjë partie politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike dhe

– të ketë kaluar testin e integritetit.

2. Kandidatët duhet t’i përmbushin këto kushte të posaçme:

– gjatësi e duhur trupore prej së paku 170 cm. (për meshkuj), gjegjësisht 160 cm. (për femra)

– përgatitje e lartë personale fizike.

3. Kandidatët e interesuar detyrimisht duhet të dorëzojnë dëshmi për përmbushjen e kushteve të nevojshme për vendin e punës, në origjinal ose në kopjen e vërtetuar te noteri, gjegjësisht:

– certifikatë nga libri amë i të lindurve,

– diplomë për mbarimin e arsimit të mesëm katërvjeçar dhe

– dy fotografi, me dimensione 3,5 cm х 4,5 cm.

Bashkëngjitur fletëparaqitjes, kandidati detyrimisht dorëzon deklaratën e nënshkruar prej tij me të cilën vërteton se i njëjti nuk është anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve dhe trupave të partisë politike.

Fletëparaqitjen me dokumentacionin e nevojshëm, kandidati obligohet që ta parashtrojë PERSONALISHT në njërën nga vendet e përcaktuara për paraqitje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button