MPB: Po ngisnin automjetet në gjendje të dehur, janë privuar nga liria disa persona

Punonjësit e policisë gjatë natës së kaluar dhe në orët e hershme të mëngjesit, kanë arrestuar disa shoferë që kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), rastet janë evidentuar në Shkup, Kumanovë, Ohër, Kërçovë, Veles dhe Kavadar, ku shoferët kanë qenë me përqindje të ndryshme të alkoolit në gjak – nga 1.50 deri në 2.11 promilë.
“Në Kërçovë, në orën 00:30, është ndaluar V.A. (52) i cili drejtonte veturë BMW me 2.11 promilë alkool në gjak – rasti me nivelin më të lartë të evidentuar.Në Kumanovë, A.K. (26) u ndalua me 1.77 promilë duke drejtuar veturë Audi.Në Veles, M.S. (29) drejtonte veturë me 1.86 promilë alkool në gjak.Në Shkup, I.G. (41) u ndalua në rrugën “Franklin Roosevelt” me 1.66 promilë, ndërsa në Ohër, H.E. (38) u kap me 1.50 promilë.
Në Kavadar, një 23-vjeçar nga Negotina u ndalua me 1.60 promilë alkool në gjak.“Të gjithë shoferët janë ndalur nga komunikacioni dhe janë mbajtur në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të ngrihen padi penale për “drejtim të pakujdesshëm të mjetit motorik”, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal”, thonë nga MPB-ja.