MPB: Nga ora 08:00 deri në 19:00 sot mund të merren dokumentet personale

Ashtu si në zgjedhjet e kaluara të 24 prillit, edhe sot, 8 maj, qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet dhe janë fotografuar për dokumente personale, të njejtat mund t’i marrin edhe sot, në mënyrë që të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. sportelet në MPB do të punojnë nga ora 08:00 deri në orën 19:00, njofton alfax.mk.
“Gjithashtu, i njoftojmë qytetarët se të gjitha kërkesat për letërnjoftime që janë dorëzuar deri më 3 maj 2024, janë gati dhe qytetarët mund t’i marrin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
/alfax.mk/