MPB: Nga e hëna, mënyrë e re e lëshimit të letërnjoftimeve

Ministria e Punëve të Brendshme informon se për qytetarët e Shkupit po fillon me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve.

Nga analiza e suksesit të dorëzimit të letërnjoftimeve në adresën e vendbanimit të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit, është konstatuar se procedura është jo e plotë, e pakompletuar dhe e jo mjaftueshëm efikase dhe në të njëjtën kohë nuk ka efektin e dëshiruar si për qytetarët ashtu edhe për punonjësit e policisë që ishin përgjegjës për shpërndarjen.

Prandaj, nga e hëna, 11.03.2024 fillon një proces i ri për lëshimin e kartave të identitetit në ambientet e stacioneve policore kompetente sipas vendbanimit të shtetasit të shënuar në letërnjoftim. Çdo qytetar do të mund të aksesojë në çdo kohë të ditës, çdo ditë të javës, për të marrë letërnjoftimin e plotësuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button