MPB konfirmon bastisjet në Këshillin Gjyqësor: Janë marrë procesverbalet

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi kontrollin e djeshëm në hapësirat e Këshillit Gjyqësor. Sipas policisë procesverbali është bërë dhe duhet të kontrollohet. Nga atje thonë se hetimet paraprake janë duke vazhduar, ndërsa opinioni do të njoftohet menjëherë pas përfundimit të tij.

Dje në Këshillin Gjyqësor janë kërkuar procesverbali lidhur me mandatin e kryetares së mëparshme Vesna Dameva. Bastisjet janë bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shkupit dhe qëllimi është të kontrollohet nëse ka elemente të mundshme të krimit.
Prokuroria sqaroi se kontrollet nuk kanë të bëjnë me “listën e zezë” të SHBA-së, ku së fundmi përfshihej edhe gjyqtari i Apelit, Enver Begjeti, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e dyshon për përfshirje në korrupsion.

Kryeministri Hristijan Mickoski para disa javësh nga foltorja e Kuvendit theksoi se Dameva ka falsifikuar procesverbalet, për të cilën ajo u përgjigj se nëse ka prova t’i dorëzojë në Prokurori, në të kundërtën të kërkojë falje.
Menjëherë para përfundimit të mandatit, Dameva dorëzoi dorëheqje të parevokueshme nga pozita drejtuese, por ende mbetet anëtare e Këshillit. Në një konferencë për media, ajo theksoi se nuk ka përmirësim të gjendjes në gjyqësor, e cila është e penguar nga qeveria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button