MPB-ja në selinë e FFM-së, shtatë klube nën hetim për trukim ndeshjesh

Pesë klube nga liga e parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe dy nga liga e dytë janë nën hetim për trukim ndeshjesh.
Policia ka hyrë në Federatën e Futbollit ku kontrollon dokumentacionin dhe mbledh informacione për klube, ndeshje dhe zyrtarë të dyshuar për trukim ndeshjesh.
Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut njoftoi dhe theksoi se janë në bashkëpunim të plotë me autoritetet.
“Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka kërkuar informacion nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) që para së gjithash ka të bëjë me aktet me të cilat rregullohet gara, procesverbalet nga ndeshjet zyrtare në kuadër të garave të organizuara nga FFM, pastaj një orar nga kalendari të kampionateve të garave vendase etj. Në kuadër të kompetencave të saj, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit të garës, FFM-ja bashkëpunon plotësisht me MPB-në dhe organet e Ministrisë në atë pjesë”h, njoftoi FFM-ja.
Procedura ka nisur pas informacioneve dhe rekomandimeve nga “Sportradar”, organ i Interpolit dhe UEFA-s që synon luftën kundër trukimeve të ndeshjeve.



