MPB-ja me tender të ri për uniformat, emblema do të jetë në dy gjuhë

Zyrtarët policorë janë në pritje të uniformave të reja, furnizimi i të cilave u anulua së fundmi nga Komisioni për ankesa gjatë furnizimeve publike. Siç mëson Alsat, e gjithë procedura e tenderimit duhet të përsëritet nga e para por këtë herë, MPB do të shkojë me furnizim të dyfishtë edhe të uniformave edhe të emblemave në dy gjuhë.

“Nga Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk njoftojnë nëse pas anulimit të tenderit për përgatitjen e uniformave policore do të ketë një tender të ri të përbashkët me ato për emblema e të cilat më parë ishin paralajmëruar se do të jenë në dy gjuhë, pra edhe në maqedonisht edhe në shqip”

Tenderi për uniforma policore u anulua pas ankesës nga kompania MIKEI Internacional e cila gjithashtu kishte aplikuar në tender por MPB marrëveshjen e kishte lidhur me një kompani tjetër, respektivisht me “Mega Sport”. Marrëveshja ishte në vlerë prej 10,5 milion euro. Megjithatë, kompani të tjera kishin dhënë oferta më të lira. Për uniforma tereni Mikei kishte dhënë ofertë prej 3,6 milion euro ndërsa fituesi i tenderit ka dhënë ofertë prej 4,38 milion euro.

Para pak ditësh nga MPB shkurt na njoftuan se procedura është rikthyer në evaluim nga fillimi dhe nuk mund të japin më tepër detaje. Në Shkup dhe në komunat ku jetojnë së paku 20% shqiptarë, përpos në alfabetin cirilik, mbishkrimi i uniformave duhet të jetë edhe në shqip varësisht për cilën uniformë bëhet fjalë dhe atë: policia, policia e trafikut, policia kufitare dhe policia intervenuese. /Alsat.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button