MPB: Bastisje në rajonin e Shkupit, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ekipe policore kanë kryer bastisje në disa zona të Komunës së Sarajit dhe si rezultat është gjetur drogë ndërsa janë arrestuar dy persona.
“Më 27.03.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup realizuan bastisje në disa lokacione në fshatrat Arnaqi, Bukoviq dhe Saraj, rajoni i Shkupit. Gjatë bastisjes në shtëpinë e H.A. (37) në fsh. Arnaqi, janë gjetur marihuanë, peshore digjitale, 18 fara kanabisi dhe sende të tjera. janë privuar nga liria H.A. dhe G.S., ndërsa pas dokumentimit të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.




