‘Moto G06’ modeli më i ri nga Motorola Moto G – pritet së shpejti

Moto G06 pritet të jetë risia më e fundit në serinë e njohur Motorola Moto G, sipas një rrjedhjeje të fundit.
Edhe pse modeli Moto G05 është lansuar vetëm para pak muajsh, G06 tashmë është shfaqur në listat e një shitësi evropian, duke paralajmëruar ardhjen e tij në treg.
Sipas informacioneve, telefoni do të ofrohet në dy versione: 64GB memorie për 122.90 euro dhe 256GB për 169.90 euro, të dyja me 4GB RAM. Mungesa e një varianti 128GB duket e pazakontë dhe mund të jetë rezultat i një listimi paraprak.
Moto G06 do të vijë në tre ngjyra me emra mjaft interesantë: Tapestry, Arabesque dhe Tendril.
Specifikimet e plota ende nuk janë zbuluar, por pritet që ky model të sjellë përmirësime të dukshme krahasuar me paraardhësin Moto G05.