Moskonstituimi i Kuvendit, Kurti: Situatë e paparë në shtetin tonë, sulm kundër Republikës së Kosovës

Albin Kurti ka reaguar menjëherë pas mbylljes së seancës konstitutive të Kuvendit ku nuk u votua raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

“Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë”, shkruan Kurti në një njoftim në Facebook.
Mesazhi:
Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë.

Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button