Moska lëshon urdhër arresti për Yulia Tymoshenko

Ministria e Punëve të Brendshme të Rusisë njoftoi se ka lëshuar një urdhër për ish-kryeministren e Ukrainës, Julia Tymoshenko.
“Yulia Vladimirovna Tymoshenko, e lindur më 27 nëntor 1960, kërkohet sipas nenit të Kodit Penal”, deklaroi Ministria e Punëve të Brendshme ruse, pa specifikuar se për cilin krim akuzohej Timoshenko.
Timoshenko shërbeu si kryeministre e Ukrainës nga shkurti deri në shtator 2005, kur qeveria e saj u shpërbë, dhe ajo mori postin përsëri në dhjetor 2007.


