Moska: BE dhe NATO po rrezikojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhisë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka hedhur akuza se Bashkimi Evropian dhe NATO po rrezikojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë pas sulmeve të regjistruara në linjën e tensionit të lartë ZNPP-Dniprovska. Zakharova vijoi me akuzat duke thënë se vendet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s po inkurajojnë Ukrainën të kryejë sulme të reja. Ajo shton se BE dhe NATO po bëhen bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të Ukrainës.

“Kujtojmë se si rezultat i bombardimeve nga forcat ukrainase më 23 shtator, linja e tensionit të lartë ZNPP-Dniprovska u dëmtua, gjë që çoi në ndërprerjen e furnizimit me energji të jashtme.

Duke mbuluar veprime të tilla të pamatura nga Kievi, vendet e BE-së dhe NATO-s jo vetëm që po e inkurajojnë Ukrainën të nisë sulme të reja kundër objekteve bërthamore paqësore, por po bëhen edhe bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë të tyre”, theksoi Zakharova.

Zakharova më pas hodhi poshtë kritikat e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

“Këto fjalë tingëllojnë veçanërisht cinike që vijnë nga një përfaqësuese e Bashkimit Evropian, një shoqatë që vazhdon t’i ofrojë Kievit mbështetje politike, financiare dhe ushtarake, pa të cilën këto provokime nuk do të ishin të mundura”, tha ajo.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button