Mosha mesatare e popullsisë në RMV është 42 vjeç

Mosha mesatare e popullsisë në vend është 42.21 vjeç, ndërsa në BE është 44.9 vjeç, tregojnë të dhënat e Eurostat për vitin 2025. Në krahasim me vitin 2015 mosha mesatare e personave në Maqedoninë e veriut është rritur për gjithsej pesë vite (37,4 në vitin 2015).
Nga vendet e rajonit, popullsi më të re se ne ka vetëm Mali i Zi 40,4 vjeç, ndërsa popullsi më të vjetër ka Shqipëria (44,3) dhe Serbia (45,4). Mosha mesatare e grekëve është 47,2 vjeç dhe e bullgarëve 47,2 vjeç. Në Kroaci dhe në Slloveni mosha mesatare është 45,5 vjeç.
Në BE, Irlanda ka popullsinë më të re me 39,6 vjeç, ndërsa Italia ka popullsinë më të vjetër me një mesatare prej 49.1 vjeç.
Në nivel të BE-së, mosha mesatare është rritur me 2,1 vjet që nga viti 2015, kur ishte 42,8 vjeç. Rritja u regjistrua në të gjitha vendet e BE-së përveç Gjermanisë dhe Maltës (-0,4 vjet).
Plakja e popullsisë është më e theksuar në Sllovaki dhe Qipro, ku vlera mesatare u rrit për 4,0 vjet, pastaj vijon Italia (+3.9 vjet), Greqia dhe Polonia (+3.8 vjet) dhe Portugalia (+3.7 vjet).



