Mohammed al-Bashir emërohet kryeministër i përkohshëm i Sirisë
Mohammed al-Bashir është emëruar kryeministër i përkohshëm i qeverisë teknike kalimtare të Sirisë.
Al-Bashir do ta ushtrojë këtë detyrë deri më 1 mars 2025, tha ai në një deklaratë për shtyp.
Ai ka lidhje të ngushta me HTS-në, grupin që udhëhoqi ofensivën e rrufeshme të javës së kaluar që rezultoi me rënien e regjimit të Assadit – dhe kryeson Qeverinë Siriane të Shpëtimit me bazë në Idlib.