Modeli zgjedhor / Gashi: Të bazohemi te parimi i përfaqësimit të drejtë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend në një intervistë për Televizionin Alsat.
Gashi i pyetur rreth zgjidhjes rreth modelit zgjedhor, ka përmendur se nuk ka model të përkryer. Të gjitha modelet zgjedhore kanë anët e saja pozitive dhe negative.
“Nëse e vendosim si parim, paradigmë, përfaqësimin sa më të drejtë, atëherë numrat, modelet, rastet e ndryshme edhe në rajon edhe në botë, mund të na cojnë te një model i cili do të ishte më i miri. Edhe pse personalisht kam bërë disa herë analiza të modeleve të ndryshme zgjedhore. Nuk ka model të përkryer. Të gjitha modelet i kanë anët pozitive dhe negative porse ne duhet të përcaktohemi për modelin që siguron parimin e përafqësimit të drejtë”, tha Gashi.



