Mjekët pa Kufij: SHBA dhe Izraeli po shpërndajnë terror nën petkun humanitar

Organizata “Mjekët pa Kufij” (MSF) ka dënuar ashpër skemën e re të ndihmave në Gaza të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, duke e quajtur atë “një masakër të maskuar si ndihmë humanitare”.
Në një deklaratë të publikuar së fundmi, MSF kërkoi që Fondacioni Humanitar për Gazën (GHF), i nisur muajin e kaluar, të ndalet menjëherë, duke thënë se ky mekanizëm “e poshtëron popullin palestinez në mënyrë të qëllimshme, duke i detyruar të zgjedhin mes urisë dhe rrezikimit të jetës për pak ndihma minimale”.
Aktualisht, ndihmat humanitare në Gaza po shpërndahen nga GHF, i cili akuzohet për shkaktimin e vdekjes së qindra palestinezëve që prisnin ushqim në qendrat e shpërndarjes.
Organizatat më të njohura humanitare dhe Kombet e Bashkuara kanë refuzuar të bashkëpunojnë me këtë organizatë të re, duke deklaruar se ajo shkel parimet themelore humanitare duke koordinuar shpërndarjen e ndihmave me trupat izraelite dhe me personel sigurie amerikan të armatosur e të punësuar privatisht.