Mjekët Pa Kufij: Plani SHBA-Izrael për instrumentalizimin e ndihmës është joefektiv

Organizata Mjekët Pa Kufij, e njohur edhe me akronimin francez MSF, ka deklaruar se “fillimi katastrofik” i shpërndarjes së ushqimit, e koordinuar nga fondacioni i sapokrijuar “Gaza Humanitarian Foundation”, konfirmon se “plani SHBA-Izrael për instrumentalizimin e ndihmës është joefektiv”.

“Përmes këtij qasjeje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme, ushqimi nuk po shpërndahet atje ku nevoja është më e madhe, por vetëm në zonat ku forcat izraelite vendosin të grumbullojnë civilët,” tha Sekretari i Përgjithshëm Christopher Lockyear në një deklaratë.

Ai shtoi se “kjo do të thotë se më të rrezikuarit – veçanërisht të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara – nuk kanë pothuajse asnjë mundësi për të pasur qasje në ushqimin që u nevojitet dëshpërimisht.”

MSF gjithashtu deklaroi se “pretendimi se ky mekanizëm i dështuar dhe i paparim është i nevojshëm për të parandaluar devijimin e ndihmës është i rremë” dhe se nisma duket të jetë “një manovër cinike për të simuluar përputhjen me të drejtën ndërkombëtare humanitare”. /Al Jazeera/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button