Mjekët amë: Ndihemi të pasigurt!

Shoqata e mjekëve privatë amë ka kërkuar që të miratohen ligje të reja që do të ofrojnë mbrojtje më të madhe për personelin mjekësor. Kjo vjen pas vrasjes së mjekut Aco Trpkovski, i cili u gjet i vdekur nga plagë me thikë në parkingun para poliklinikës “Zhelezara” në Shkup.
– Ne presim që autoritetet ligjzbatuese të na tregojnë se çfarë po ndodh. Ndihemi të pasigurt… Të gjithë kemi pacientë të paqëndrueshëm mendërisht, pacientë të varur, çrregullime bipolare. Ne duam një hapësirë dhe rajon të sigurt për të punuar – tha kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë të familjes – Lilija Çolakova Dervishova.
Ajo thotë se një akt i tillë dhune nuk duhet të përsëritet. Apelon për të mbrojtur çdo punonjës të kujdesit shëndetësor, qoftë infermier apo mjek.
Ndërkohë po vijon protesta e mjekëve të familjes, të cilët javën e kaluar njoftuan se nuk do të punojnë sot nga ora 12:00 deri në orën 16:00, në shenjë revolte.



