Mjegulla vështirëson zhvillimin e komunikacionit

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër disa vende në rrugë të lagështa. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri 100 metra ka në rrugët Tetovë – Shkup dhe Shkup – Veles, ndërsa është ngadalësuar edhe zhvillimi i komunikacionit në kryeqytet.
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, sipas informacioneve nga ueb-faqja e aeroportit, janë paralajmëruar vonesa për disa fluturime, por nuk ka pasur anulime.



