Mirlind Daku ndryshon skuadër, Rubin Kazan përfiton shumën e majme

Mirlind Daku do të jetë lojtari më i ri i Zenit Shën Petersburg. Klubet janë drejt marrëveshjes përfundimtare, ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të transferohet nga Rubin Kazan.

“GazetaBlic” ka zbuluar detajet e kësaj lëvizje. Kështu Rubin Kazan do të përfitojë 4.5 milionë euro, ndërsa testet mjekësore priten të dielën.

27-vjeçari kishte edhe një vit të mbetur kontratë me Rubin Kazan. Rinovimi kishte munguar, ndërsa më parë ka pasur interes për të edhe jashtë Rusisë.

Daku po tregon potencialin e tij në kampionatin rus prej vitit 2023. Prej atëherë fitoi edhe ftesën nga Kombëtarja kuqezi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button