“Mirë se erdhe Sarkozy”, të burgosurit e presin me entuziazëm ish-presidentin francez

Nicolas Sarkozy është ish-presidenti i parë francez që burgoset që prej vitit 1945, duke shkaktuar valë reagimesh në vend dhe jashtë tij.
Sarkozy u dërgua në burgun La Sante, në zemër të Parisit, në mëngjesi në sotëm.
Por e veçantë ishte dhe mikpëritja që të burgosurit i bënë ish-presidentit francez: ku brohorisnin
“Oh, mirëserdhe Sarkozy!”,
“Sarkozy është këtu!”, sipas gazetarëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).
Sarkozy është dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat një vit duhet ta vuajë realisht në qeli, për bashkëpunim në financim të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në vitin 2007. Prokuroria thotë se fushata e tij u financua në mënyrë të paligjshme nga ish-diktatori libian Muamar Gaddafi, i cili tashmë ka ndërruar jetë.