Miratohet Ligji për Medresenë – Deputetja Saliu: Hap drejt drejtësisë dhe barazisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot me 80 vota pro Ligjin për Institucionet e Arsimit të Mesëm të Bashkësive Fetare, i cili garanton të drejta të barabarta për të gjithë nxënësit, përfshirë ata që ndjekin shkollimin në medrese.
Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë dhe respektimit të lirisë së besimit në vend.
“Sot në Kuvend, me miratimin e këtij ligji, i kemi hapur rrugë një arsimi gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjithë nxënësit. Nga shtatori, medresantët do të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse çdo nxënës tjetër,” shkroi ajo në një status në rrjete sociale.
Në fund të mesazhit të saj, Saliu uroi: “Ta gëzoni, medresantë!”
Ky zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në integrimin institucional të arsimit fetar dhe të forcojë kohezionin social përmes barazisë në arsim.