Miratohet buxheti për vitin 2024

Në Kuvendin e Maqedonisë me 63 vota “për” të “përmbajtur 25 dhe kundër asnjë, është miratuar buxheti për vitin 2024.
Ministria për Financa ka sqaruar që buxheti për vitin 2024 ka të hyra që arrijnë 310.1 miliardë denarë, apo 10 % më shumë se vitin paraprak.
“Sot në Kuvendin e RMV-së u miratua propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2024, me ç’rast targetohen prioritetet dhe mjetet shpërndahen në mënyrë të duhur për plotësimin e nevojave publike të qytetarëve dhe kompanive”, njoftoi Ministria.
Ministria theksoi që shpenzimet e planifikuara për këtë vit janë 343.6 miliardë denarë, apo 5.8 përqind më shumë se viti paraprak.
“Rritja e ekonomisë për vitin 2024 parashihet të jetë në nivel prej 3.4% dhe inflacioni në nivel deri në 3.6%”, vlerësojnë nga Ministria.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button