Ministria e Transportit shpall konkurs për 15 pozita të reja pune: Detajet dhe pagat

Ministria e Transportit ka publikuar disa shpallje në faqen e Agjencisë për Administratë për plotësimin e 15 vendeve të lira të punës, duke kërkuar kandidatë që plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore si shtetësia e Maqedonisë së Veriut, njohja e gjuhës maqedonase, moshë madhore, aftësi shëndetësore dhe mungesë të ndalesave gjyqësore për ushtrim profesioni.
Përveç këtyre, kërkohet arsim i lartë, njohje aktive e programeve kompjuterike dhe e njërës prej gjuhëve të huaja (anglisht, frëngjisht ose gjermanisht), si dhe provimi i administratës apo ai i jurisprudencës për pozita të caktuara. Pagat për këto pozita variojnë nga 30.174 denarë për bashkëpunëtorët e rinj dhe inspektorët e rinj të ndërtimit, deri në 36.383 denarë për pozitat e këshilltarëve-inspektorë në fushën e ndërtimit, komunikacionit rrugor dhe rrugëve në Shkup, Kavadar dhe Negotinë.

Gjithashtu, parashikohen paga prej 31.638 denarë për inspektorët e rinj të urbanizmit dhe 31.990 denarë për ndihmës-inspektorët e ndërtimit. Orari i punës është tetë orë në ditë, nga e hëna në të premte, ndërsa shpalljet mbeten të hapura deri në ditët e para të muajit të ardhshëm. Ky shtim i punësimeve pason trendin e fundit të institucioneve shtetërore si Kuvendi, Ministria e Financave dhe Këshilli Fiskal, të cilat po ashtu kanë hapur konkurse për stafin e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button