Ministria e Mbrojtjes: Vlerësime pozitive nga KE-ja për politikën e sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së

Ministria e Mbrojtjes informon se Komisioni Evropian në raportin e publikuar për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023, në kapitullin 31 kushtuar politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes ka shënuar nivel të mirë të gatishmërisë dhe progres të mirë në lidhje me harmonizimin e vendit me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Unionit.

“Në lidhje me politikën e përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, vendi ka vazhduar në mënyrë aktive të kontribuojë në operacionet e BE-së për menaxhment të krizave, në EUFOR ALTEA në Bosnjë e Hercegovinë, në misionin e Republikës së Afrikës Qendrore dhe në grupin e luftës të ЕУ HELBROC. Maqedonia e Veriut është pjesë edhe e Task Forcave Mjekësore Ballkanike”, thuhet në raport.

Raporti e ka shënuar edhe kontributin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin KFOR të Kosovës, misionit të NATO-s në Irak dhe forcave shumëkombëshe të Aleancës, nën ombrellën e të a.q. Prezenca e përforcuar e dislokuar në krahun lindor të NATO-s.

Gjithashtu, në të është treguar fakti se Maqedonia e Veriut e ka kompletuar hulumtimin e BE-së për rreziqet nga kërcënimet hibride i cili ka për qëllim që t’i identifikojë anomalitë në sistem dhe të mundësojë mbështetje efikase nga ana e Unionit në këtë sferë.

Maqedonia e Veriut është harmonizuar në tërësi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së Unionit, ndërsa shembull për këtë është harmonizimi me pakon e masave restriktive të BE-së për Rusinë, pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës.

Si shembull pozitiv Unioni e ka theksuar edhe prioritizimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, klimës, përballjes me ekstremizmin e dhunshëm dhe zbatimin e rezolutave për gratë, paqen dhe sigurinë të cilat e promovojnë rolin e grave dhe e përforcojnë rolin e të rinjve në shoqëri.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button