Ministria e jashtme ende duke kërkuar mënyrën për evakuimin e 473 shtetasve nga Lindja e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha sot se është ende duke e kërkuar mënyrën për për evakuimin e qytetarëve të vendit vendet e Lindjes së Mesme pas luftimeve atje të cilat ende po vazhdojnë.
Ministria thotë se aktualisht po zhvillohen plane për kthimin e qytetarëve të RMV-së nga Izraeli nëpërmjet Egjiptit, duke përdorur fluturime komerciale dhe nëse është e nevojshme, aeroplanin qeveritar.
Për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, po shqyrtohet mundësia e angazhimit të një fluturimi komercial ose çarter, varësisht nga kushtet e sigurisë dhe logjistike, thotë ministria.
Sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i konfliktit deri më sot, gjithsej 473 qytetarë të RMV-së kanë kontaktuar misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dabi.
“Nga këta, 19 persona janë raportuar nga Izraeli, 106 nga Katari, ndërsa 348 qytetarë i janë drejtuar PDK-së, Abu Dabi. Ky numër përfshin edhe 18 persona nga Kuvajti, si dhe 12 persona nga Bahreini”, informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button