Ministria e Energjisë: Interes për subvencionet për pajisje klimatike inverter, afati i aplikimit deri më 5 tetor

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se ka interes për subvencione për blerjen e pajisjeve klimatike inverter që jepen nga ministria.
Sipas të dhënave të institucionit, deri më 12 shtator, janë pranuar gjithsej 3,954 aplikime në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë.
“Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të kualifikuar të përfitojnë nga mundësia dhe të aplikojnë para skadimit të afatit. Për këtë masë janë ndarë gjithsej 170 milionë denarë. Fondet do të përdoren për blerjen dhe instalimin e pajisjeve klimatike inverter 3.5 kW dhe klasit të energjisë A+, të cilat do të instalohen direkt në shtëpitë e përdoruesve. Me këtë program, Ministria riafirmon angazhimin e saj për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe uljen e varfërisë energjetike në vend”, thonë nga ministria.