Ministria e Drejtësisë: Themelohet një grup punues për ndryshime në Ligjin për Këshillin Gjyqësor

Me qëllim të tejkalimit të dobësive të cekura në Raportin e Komisionit Evropian për punën e deritanishme të Këshillit Gjyqësor, si dhe në kuadër të kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë për hartimin e ligjeve në këtë fushë, sot është formuar një grup punues për hartimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, me përfaqësues nga gjyqësori, komuniteti akademik dhe sektori joqeveritar.

Raporti thekson shqetësimin serioz të Komisionit Evropian për funksionimin e Këshillit Gjyqësor dhe bën thirrje për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqtarëve. Kritika vjen pas shkarkimit të kontrovershëm të Kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe përpjekjeve për kufizimin e pranisë së kamerave në seancat e këshillit, çka është ndaluar pas ndërhyrjes së shoqërisë civile dhe mediave gjyqësore.

– Margarita Caca Nikollovska- ish gjyqtare në gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg;
– Dr. Bajram Pollozhani- ish gjyqtar në gjykatën kushtetuese dhe profesor i së drejtës kushtetuese;
– Branko Naumovski – ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese;
– Sali Murati, ish-kryetarë i Gjykatës Kushtetuese;
– Besa Ademi – kryetare e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Jelena Kadriq, përfaqësueses në Institutin për të drejtat e njeriut;
– Ivana Petkovska – përfaqësueses nga Koalicioni Тë gjithë për një gjykim të drejtë;
– Xhemali Saiti, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Dr. Denis Preshova-profesor në „Fakultetin Juridik Justinijani i Parë “-Shkup;
– Dr. Ana Pavlovska – Daneva, profesoreshë në fakultetin juridik “Justinijani i Parë” – Shkup;
– Gjorgi Radojkov – ish gjyqtar;
– Ivica Nikokovski- anëtar i Këshillit Gjyqësorë të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– Dr. Jeton Shasivari – profesor në Universitetin e Evropës Juglindore;
– Dr. Besa Arifi, profesoreshë në Universitetin e Evropës Juglindore;
– Shpend Devaja,- gjyqtar në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button