Ministria e Drejtësisë dhe ekspertë të huaj do të punojnë në tejkalimin e poblemeve në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me Marcia Palota, oficere e projektit nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekipi i projektit “Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit”.

Me këtë, siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, do të inkurajohet besimi i qytetarëve përmes vendosjes së një sistemi gjyqësor që do të jetë themeli i një shoqërie të drejtë.

Projekti siguron mbështetjen e nevojshme eksperte për Ministrinë për zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së Zhvillimit Sektorial për Gjyqësorin 2024-2028, si dhe aktivitete të tjera, ndërsa janë në drejtim të përmirësimit të zgjidhjeve ligjore.

“Është e paraparë që gjatë muajve të ardhshme të fillohet me debate publike për Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Ligjin për Prokurorinë Publike. Do të riaktivizohet edhe puna e Këshillit për Ndjekjen e Strategjisë. Për përmirësimin e efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe politikës kundër korrupsionit do të jetë e nevojshme avancimi i digjitalizimit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe atyre gjyqësore”, thuhet në njoftim.

E gjitha kjo, siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, do t’i ndihmojë vendit tonë të ndërtojë sistem më të mirë ligjor, të përparojë drejtë integrimit në BE dhe të sigurohet se reformat janë të qëndrueshme në afat të gjatë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button