Ministria e Administratës kërkon të anulohen konkurset për punësim ku figuron përkatësia etnike

Ministria për Administratë Publike u ka dhënë udhëzime institucioneve si të veprojnë derisa zgjatë masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese për pauzimin e mekanizmit të Balancuesit, e cila përdorej për përfaqësim të drejtë të komuniteteve gjatë punësimeve në institucionet shtetërore dhe lokale.

Sipas udhëzimit të Ministrisë për Administratë Publike, do të ndërpriten të gjitha konkurset aktuale ku është vendosur se nga cila përkatësi etnike duhet të jetë kandidati, e të tjerat do të vazhdojnë.

Gjykata Kushtetuese para dy javësh vendosi të ngritë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Balancuesit në ligjin për të punësuar në sektorin publik dhe ligjin për administratë, në pjesën ku parashihet se në konkurs, gjatë konkurimit duhet të shënohet dhe përkatësia etnike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button