Ministri Toshkovski paralajmëroi dy korsi të reja në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”

Maqedonia do të hapë dy korsi të reja për dalje dhe një korsi shtesë për hyrje të automjeteve të mallrave në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ministri potencoi se ky veprim pritet të lehtësojë ndjeshëm ngarkesën e cila është e zakonshme gjatë periudhës së verës, veçanërisht për shkak të numrit të madh të turistëve nga rajoni të cilët udhëtojnë drejt Greqisë dhe se pritjet prej disa orësh pritet të reduktohen duke përmirësuar kapacitetin dhe efikasitetin e vendkalimit kufitar.

Toshkovski paralajmëroi dhe strategji afatgjate – ridrejtimin e komunikacionit të mallrave në një pikë kalimi kufitar të veçantë, e ngjashme me zgjidhjen e zbatuar tashmë nga Greqia.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button