Ministri Murtezani takon homologun irlandez Byrne: Mbështetje e fuqishme për integrimin evropian të RMV-së

Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ka mirëpritur sot në Shkup homologun dhe mikun e tij nga Irlanda, ministrin për Çështje Evropiane, Thomas Byrne.

Takimi u zhvillua në frymën e një bashkëpunimi të sinqertë dhe vizioni të përbashkët për një Evropë të bashkuar, stabile dhe të sigurt, me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj të pandashme.

“Diskutuam për nevojën e një procesi aderues kredibil dhe të parashikueshëm, i cili duhet të bazohet ekskluzivisht në merita, e jo në bllokada dypalëshe”, deklaroi ministri Murtezani, duke theksuar se kjo është thelbësore për ruajtjen e besimit në projektin evropian.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qëndrueshme që Irlanda i jep integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut: “Irlanda ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetjen tonë – ndonjëherë me zë të lartë, e ndonjëherë në heshtje, por gjithnjë duke vepruar në mënyrë thelbësore brenda institucioneve të BE-së.”

Vizita e ministrit Byrne konsiderohet një sinjal i qartë i përkushtimit të Irlandës për të parë Maqedoninë e Veriut pjesë të plotë të familjes evropiane.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button