Ministri izraelit i Mbrojtjes miraton planin për pushtimin e qytetit të Gazës

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka miratuar një plan për të pushtuar qytetin e Gazës, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik KAN tha se Katz e quajti planin “Qerret e Gideonit B”, sipas operacionit “Qerret e Gideonit”, një ofensivë tokësore që u nis në maj për të zgjeruar pushtimin e enklavës dhe për të evakuuar plotësisht palestinezët nga veriu i Gazës.

“Si pjesë e planit, do të lëshohen urdhrat e nevojshëm të thirrjes rezervë për të kryer sulmin”, tha transmetuesi, pa specifikuar numrin e trupave të nevojshme.

Sipas “Channel 12”, urdhrat e thirrjes emergjente, të njohur si “Urdhri 8”, janë lëshuar tashmë nga ushtria izraelite, pasi dhjetëra mijëra ushtarë rezervistë pritet të thirren në ditët në vijim.

Të martën, shefi i Shtabit të Izraelit, Eyal Zamir, përshkroi fazat e planit të pushtimit, përfshirë përforcimin e forcave izraelite në veri të Gazës.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button