Ministri i Shëndetësisë ankohet për gjendjen në shëndetësi

Shëndetësia është në gjendje të vështirë dhe duhet të fillohet për të punuar. Sipas ministrit të shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, problemet nuk mund të zgjidhen gjatë natës, por duhet riorganizim i mirë brenda Shëndetësisë duke shtuar se duhet të zgjidhet çështja me punëtorët shëndetësorë të cilët punojnë me kontratë në vepër tashmë me vite të tëra.
“Ata punojnë nga 5-6 vjet me kontratë në vepër, ndërsa disa prej tyre edhe më shumë. Andaj e hapa këtë çështje në seancë qeveritare të martën e kaluar ku kishim një debat të ashpër me ministrin e financave. Duhet të angazhohemi që këto çështje t’i zgjidhim dhe t’i vendosim në drejtimin e duhur. Mezi e pres seancën e re qeveritare të martën që të shoh se cilat janë mendimet dhe çfarë të bëhet më tutje”, tha Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.



