Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, vlerësoi ngjarjet aktuale në “TRT News” 

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, vlerësoi ngjarjet aktuale në “TRT News”

📌 Flotija Globale Sumud

■ Një akt i rrallë dhe fisnik. Shtetet duhet ta mbështesin këtë veprim në masën më të plotë të mundshme.

■ Pasi flotilja u nis, ne vendosëm koordinim të ngushtë politik me shumë vende dhe ushtruam presion ndërkombëtar.

■ (Procesi i riatdhesimit të aktivistëve të ndaluar nga Izraeli) Kontaktuam autoritetet izraelite të sigurisë përmes Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT).

📌 Plani Trump

■ Deklarata (e Trumpit) se ai nuk do të lejojë aneksimin e Bregut Perëndimor, në fakt, është një pikë kthese historike në marrëdhëniet në trekdëndëshin SHBA, Palestinë dhe Izrael.

■ Gjithmonë ekziston mundësia që Netanyahu të sabotojë planin e Trumpit, dhe unë besoj se qëllimi është ky. Ne kemi nevojë për seriozitetin dhe vendosmërinë e Amerikës.

📌 Bashkëpunimi me vendet e rajonit

■ Duhet të nënshkruajmë marrëveshje sipas së cilës do të angazhohemi për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e njëri-tjetrit. Nevojitet një pakt, platformë, marrëveshje dhe konventë stabiliteti rajonal.

📌 Vizita e presidentit Erdoğan në SHBA

■ Kjo vizitë mund të përshkruhet si një vizitë historike në marrëdhëniet turko-amerikane, veçanërisht në aspektin e diplomacisë së lidershipit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button