Ministri i Jashtëm izraelit përshëndet tërheqjen e SHBA-së nga UNESCO

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, ka lavdëruar Shtetet e Bashkuara për tërheqjen nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), e njohur për mbrojtjen dhe shpalljen e vendeve të trashëgimisë botërore.

Ai tha se ky hap mbron të drejtën e Izraelit për trajtim të drejtë në kuadër të sistemeve të OKB-së, “një e drejtë që shpesh është shkelur për shkak të politizimit në këtë arenë. Veçimi i Izraelit dhe politizimi nga shtetet anëtare duhet të marrë fund, si në këtë agjenci ashtu edhe në të gjitha agjencitë profesionale të OKB-së,” shkroi Saar në platformën X.

“Izraeli falënderon SHBA-në për mbështetjen morale dhe lidershipin e saj, sidomos në arenën shumëpalëshe e cila është e infektuar me diskriminim kundër Izraelit,” shtoi ai, duke bërë thirrje për reformimin e organizatës ndërkombëtare.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce, njoftoi më herët sot se Uashingtoni po tërhiqet nga UNESCO, pasi ajo nuk përfaqëson më “interesin kombëtar” të SHBA-së.

“Vendimi i UNESCO-s për të pranuar ‘Shtetin e Palestinës’ si shtet anëtar është shumë problematik, bie ndesh me politikën amerikane dhe ka kontribuar në përhapjen e retorikës anti-Izrael brenda organizatës,” shtoi Bruce.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button